Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në banesën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, shpallet në kerkim zyrtari (EMRI)

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në banesën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, shpallet në kerkim zyrtari (EMRI)

Bilal Hasa PEQIN- Një “shtëpi bari” me rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa është zbuluar në Rrogozhinë, Peqin, nga një aksion i organizuar nga Policia ditën e sotme. Mësohet se shtëpia i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Bimët narkotike janë sekuestruar nga Policia, ndërsa zyrtari është shpallur në kerkim, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, apo edhe në vendin e punës. Bëhet me dije se banesa ku u gjet sasia masive e bimëve të kanabisit, është rrethuar nga Policia dhe po vijon punën së bashku me grupin hetimor të ngritur për rastin./ZËRI