Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

foto ilustruese TIRANË-Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në duart e SPAK-ut, tenderat sekretë të AKSHI-t dhe aferën DURANA. Ai është Gëzim Hoxha, emri i të cilit del në të gjitha dosjet, por deri më tani është amnistuar nga institucionet ligjzbatuese. Emri i Gëzim Hoxhës dhe i kompanisë kryesore të tij “First” gjendet në shumë faqe dhe fashikuj të dosjes së AKSHI-t, ka bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me Ermal Beqirin, duke i dhënë dhe marrë “punë”, me vlera miliona euro. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme detajohen tenderat që ka marrë Hoxha, ku në një rast ai ka deklaruar se ka marrë nga AKSHI plot 60 milionë euro tendera sekretë, teksa më...