“Gërdeci”/ GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut për përjashtimin e Gjokës! Avokati: S’mund të akuzohet ministri se nuk njeh kalibrat
fatmir mediu TIRANË- Këtë të martë në GJKKO ka vijuar gjykimi i dosjes së Gërdecit, ku ish-ministri Fatmir Mediu është marrë i pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Mësohet se ish-ministrit i është rrëzuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake dhe nuk mund të shqyrtojë edhe çështjen në themel. Megjithatë, kërkesa e bërë më 24 shkurt u rrëzua sot nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, e cila argumentoi se kërkesa ishte në papajtueshmëri me afatet procedurale. Ndërkohë, në seancën e sotme avokati Henrik Ligori kundërshtoi disa nga parashtrimet e Prokurorisë së Posaçme. Sipas avokatit, sa i takon akuzës për municionet, nuk ka asnjë akt ligjor që i ndan ato në kalibër të madh dhe...
Burimi:
zeri.ai