Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria e Fierit çon për gjykim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria e Fierit çon për gjykim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim anëtarin e Këshilli Bashkiak Lushnjë, Arianit Muço. Sipas Prokurorisë, Muço akuzohet për falsifikim pasi dyshohet se ka deklaruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit. Në vitin 2023, Muço ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, ku ka deklaruar se nuk kishte qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese dhe se ndaj tij nuk ishte vendosur ndonjë masë sigurie personale. Por, sipas hetimeve dhe verifikimeve të kryera nga organi i akuzës ka rezultuar se ai kishte qenë më parë i ndaluar dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, për të cilën kishte qëndruar rreth pesë muaj në paraburgim. Bëhet me...