Gazment Bardhi tregon pse u sulmua me molotovë vila e Enver Hoxhës
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tregon pse u sulmua me molotovë ish-vila e diktatorit Enver Hoxha. Bardhi tha se godina shërben si vilë ku Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive, si dhe është simbol i diktaturës. “Së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është padiskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, kur shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjeja më normale të ketë revoltë. E rëndësishme është që s’ka asnjë person të lënduar, përveç protestuesit. Ata janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz dhe ujëhedhës”, tha Bardhi....
Burimi:
kohajone.com