Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku besimtarë që po falnin namazin e Teravive u lënduan pa arsye. Në një komunikatë zyrtare, komuniteti dënoi fuqishëm ngjarjen dhe bëri thirrje për maturi dhe respekt të të drejtave dhe lirive fetare. Reagimi i KMSH-së Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive. Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një...
Burimi:
gijotina.com