Gazetarja Metushi jep të dhëna të forta: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
Gazetarja Bleona Metushi flet për arrestimet e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme shqiptare të kthyera nga Tajlanda. Ajo sqaroi se kompania “Sokolaj” ka blerë mbetjet nga shoqëria “Kurum”. Për këto mbetje, organi i akuzës ngre dyshimet se të dyja kompanitë ishin në dijeni se këto mbetje ishin të rrezikshme, paçka se në dokumente figuronte ndryshe. “Prokuroria e Durrësit thotë se në verën e 2024, një histori e cila ka nisur në fillim të korrikut 2024, kompania Sokolaj sh.p.k. ka arritur të kontrabandojë apo të kalojë, duke fshehur dhe falsifikuar faturat, një sasi prej 2.8 tonësh lëndë dhe mbetje, të cilat u konstatuan e u konsideruan më pas nga Prokuroria e Durrësit dhe një laborator në Itali, që mori 11 mostra nga këta kontejnerë,...
Burimi:
kohajone.com