Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

Gazetarja, Jonida Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri. Emërimi i saj u prezantua ditën e sotme në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit. Mbledhja nisi në orën 11:15 dhe njoftimi u lajmërua nga Taulant Balla. Pas një përvojë të gjatë në karrierën e saj si gazetare dhe moderatore, Shehu ka lënë angazhimin e saj në televizion për të nisur një etapë të re në administratën shtetërore.