Gazetari Sokol Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Balluku”

Gazetari Sokol Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Balluku”

Gazetari Sokol Balla është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen “Balluku”. Mësohet se Sokol Balla është thirrur nga prokurori Dritan Prençi në cilësinë e ish-bashkëshortit të Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe SPAK kërkon heqjen e imunitetit të saj për t’i hapur rrugën arrestimit. Gazetari nuk ka folur për mediat, por ka qëndruar afro një orë në SPAK. Ndërkohë ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve me drejtues kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për të shqyrtuar kërkesën e SPAK. Nëse miratohet heqja e imunitetit, autoriteteve do t’u hapet rruga për të vijuar me procedurat ligjore ndaj Ballukut, përfshirë masat e mundshme të sigurisë, si arrest me burg, arrest shtëpie apo kontroll banese....