Gazetari publikon gafën në ndryshimet e Kodin Penal: Neni i miratuar, i përkthyer në mënyrë skandaloze
Në seancën maratonë të mbrëmjes së kaluar në Kuvend, u miratuan edhe disa ndryshime në Kodin Penal. Gazetari Isa Myzyraj ka denoncuar një nga pikat e ndryshuara të Kodit Penal, në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve. Sipas Myzyrajt, miratimi i kësaj pike është bërë me shpejtësi dhe se është miratuar një nen që është i shkruar keq dhe i përkthyer në mënyrë skandaloze. “Unë absolutisht mendoj se qëllimi ka qenë tërësisht i drejtë dhe dashamirës, por dëshira për tu dukur sikur po bëjmë namin me përafrimin e legjislacionit me BE-në është duke krijuar gafa të mëdha deri në qesharake”, thekson gazetari në postimin e tij. Postimi i gazetarit: Kur ligjet bëhen sa me thënë Kuvendi ndër të tjera miratoi ndër të tjera edhe disa...
Burimi:
sot.com.al