“Gati për akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut

“Gati për akte sublime”, Berisha paralajmëron ngujim në Kuvend nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të martë se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të shkuar në grevë urie, mnëse nuk hiqet imuniteti i Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha tha se asnjë aksion nuk përjashtohet, por gjithçka duhet të ndërmerret në momentin e duhur, ndërsa theksoi se fjala e sovranit, sipas tij është çështja më kryesore. “E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë edhe në akte sublime, grevë urie dhe asgjë nuk përjashtohet. Por, gjithçka, cdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur. Mendoj se fjala e sovranit është çështja më kryesore në rendin e ditës. Kjo që po ndodh me shqiptarët...