Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi
Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë dhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale, do të lirohen menjëherë nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile këtij drafti amnistie penale që qeveria ka përgatitur. Sipas draftit që do të kalojë nga Këshilli i Ministrave në Kuvend, pritet të përfitojnë mbi 10 mijë persona, me 380 të burgosur që pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi. Lirim të menjëhershëm do të përfitojnë edhe të gjitha gratë...
Burimi:
gijotina.com