Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli
Një punonjëse burgu në Angli është dënuar me burg pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur, ndërkohë që kamera e trupit që ajo mbante gjatë shërbimit ishte duke regjistruar. Sipas The Sun, i burgosuri është një shtetas shqiptar, i identifikuar si Erion Nakdi, 42 vjeç, i dënuar për trafik droge. Gardiania, Rebecca Pinckard, 46 vjeçe, kishte pranuar më herët fajësinë për sjellje të pahijshme në një institucion publik në burgun HMP Highpoint, në Stradishall. Ngjarja u zbulua pasi pamjet e kamerës së trupit treguan dyshen duke kryer akte intime brenda një dollapi shërbimi. Gjatë seancës gjyqësore u bë e ditur gjithashtu se Pinckard ishte paralajmëruar më parë për sjellje tepër të afërta me të burgosurit, përfshirë dhënien e tortave dhe ëmbëlsirave. Si...
Burimi:
gijotina.com