Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zbulohet data dhe ora kur do zhvillohen intervistat për 14 kandidatët
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Brendshme ka caktuar datën 24 mars, ora 09:30, për zhvillimin e fazës së intervistimit të kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në garë janë 14 kandidatë, pasi nga 16 aplikime fillestare, dy kandidate (gra) që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit u skualifikuan gjatë fazës së verifikimit paraprak. Komisioni i përzgjedhjes përbëhet nga tre anëtarë: një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Lista e kanidatëve që do t'i nënshtrohen intervistimit: 1. Afrim Tafa 2. Alfred Çepe 3. Arjanit Arapi 4. Ejona Gurbardhi 5. Elidon Çela 6. Gentian Berberi 7. Gentjan Shehaj 8. Idajet Faskaj 9. Lorenc...
Burimi:
zeri.ai