Gara për kreun e Policisë, gazetari zbulon detajet e forta: 4 kandidatë me vijë të kuqe nga SPAK

Gara për kreun e Policisë, gazetari zbulon detajet e forta: 4 kandidatë me vijë të kuqe nga SPAK

Gazetari Igli Çelmeta, tha se të paktën 4 nga kandidatët në garë për drejtor të Policisë së Shtetit kanë probleme me pastërtinë e figurës, një ndër kriteret kryesore për përzgjedhjen në këtë post të rëndësishëm. Çelmeta bëri me dije se Ministria e Brendshme ka kryer verifikimet përkatëse për kandidatët, duke kërkuar informacion nga organet ligjzbatuese, përfshirë SHISH-in dhe SPAK-in, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Gazetari, duke cituar burime konfidenciale, tha se disa prej aplikantëve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme në këtë aspekt dhe për pasojë nuk pritet të zgjidhen në krye të institucionit. Më tej, ai theksoi se pas emërimit të drejtorit të ri, pritet edhe një valë e re “spastrimi” në radhët e “uniformave blu”. “Një ndër...