Gara për kreun e policisë/ 3 emrat me më shumë pikë në listë i dërgohen Lamallarit

Gara për kreun e policisë/ 3 emrat me më shumë pikë në listë i dërgohen Lamallarit

Duket se brenda javës pritet të kemi emrin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Teksa sot vijon procesi i intervistimit të kandidatëve, ku nga 14 në total, janë pyetur 6 prej tyre, gazetarja Xhensila Kodra raportoi procedurën që do të ndiqet për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pas shkarkimit të Ilir Prodës. Secili kandidat ka në dispozicion 20 minuta për të paraqitur platformën e tij, duke shpalosur vizionin dhe prioritetet në rast se emërohet në krye të policisë. Gjithashtu, kandidatët iu përgjigjen edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit vlerësues. Kodra tha se pas përfundimit të procesit të intervistimit për të 14 kandidatët, brenda 48 orëve lista me 3 emrat që renditen me pikë më të larta, i dërgohen ministrit të Brendshëm,...