Gara për kreun e PD, Kokalari sfidon Berishën: Çdo manipulim vote do ta reflektoj në DASH

Gara për kreun e PD, Kokalari sfidon Berishën: Çdo manipulim vote do ta reflektoj në DASH

Evi Kokalari do të jetë rivalja e parë e kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha për kreun e partisë. Pjesëmarrjen në zgjedhjet e majit e ka njoftuar përmes një statusi në rrjetet sociale. Zgjedhjet në Partinë Demokratike do të mbahen më 23 maj. “Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 majit. Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha. Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty. Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan”.