Gara për kreun e PD, befason Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti thotë se deri më tani nuk ka kandidatura të tjera të shpallura për drejtimin e Partisë Demokratike, përveç doktor Sali Berishës. Sipas tij, deri në këtë moment askush tjetër nuk ka prezantuar publikisht ambicie, vizion apo platformë për të marrë drejtimin e partisë. I ftuar në ”A2cnn”, u shpreh edhe se procesi organizativ i PD-së do të nisë zyrtarisht pas Kuvendit Kombëtar të 6 qershorit. Në këtë mbledhje do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, i cili më pas do të ketë në dorë përzgjedhjen e strukturave drejtuese të partisë. “Kuvendi zgjedh Këshillin Kombëtar dhe nga ai moment të gjitha instancat e tjera të kupolës së Partisë Demokratike – Kryesia, nënkryetarët dhe sekretariatet – zgjidhen nga Këshilli Kombëtar”,...
Burimi:
kohajone.com