Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit/ Sot faza e intervistimit, skualifikohen dy kandidate

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit/ Sot faza e intervistimit, skualifikohen dy kandidate

Top Channel mëson se sot kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit kalojnë në fazën e intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme. Burimet për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, thonë se këtë fazë nuk e kanë kaluar vetëm dy gratë që ishin në listën e kandidatëve: Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Dy kandidatet ishin juriste dhe vinin jashtë radhëve të Policisë së Shtetit. Nga verifikimi i dosjeve të dorëzuara rezultoi se ato nuk plotësonin kriteret ligjore për të aplikuar, duke u skualifikuar. Garën e vijon pjesa e mbetur e kandidatëve, të cilët do të intervistohen nga komisioni i përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i...