Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Nancy VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Nancy VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn ka shkuar sot në Ministrinë e Brendshme. Vizita e saj është bërë teksa ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës. Top Channel mëson se sot kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit kalojnë në fazën e intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme. Në këtë fazë nuk e kanë kaluar vetëm dy gratë që ishin në listën e kandidatëve: Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Dy kandidatet ishin juriste dhe vinin jashtë radhëve të Policisë së Shtetit. Nga verifikimi i dosjeve të dorëzuara rezultoi se ato nuk plotësonin kriteret ligjore...