Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, sot zhvillohen intervistat e 14 kandidatëve (Lista)
Nis sot procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një nga postet më të rëndësishme në strukturën e sigurisë në vend, ku 14 kandidatë do të paraqiten para komisionit të posaçëm në Ministrinë e Brendshme për të shpalosur platformat e tyre dhe për të kaluar fazën e intervistimit. Seancat dëgjimore pritet të zhvillohen sipas një rendi të përcaktuar, ku çdo kandidat do të ketë në dispozicion 20 minuta për prezantim dhe më pas do t’i nënshtrohet pyetjeve nga anëtarët e komisionit, në një proces që synon të testojë aftësitë drejtuese dhe vizionin për drejtimin e Policisë së Shtetit. Komisioni vlerësues përbëhet nga një zv.ministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretarja e përgjithshme e ministrisë dhe drejtori i Agjencisë...
Burimi:
gijotina.com