Fytyra e ‘Diellës’ nuk e humbi gjyqin! Cilën kërkesë së Anila Bishës rrëzoi Gjykata, arsyetimi del për 5 ditë

Fytyra e ‘Diellës’ nuk e humbi gjyqin! Cilën kërkesë së Anila Bishës rrëzoi Gjykata, arsyetimi del për 5 ditë

Anila Bisha dhe Diella TIRANË-'Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha,"-ky ishte lajmi i raportuar në media lidhur me padinë e bërë nga aktorja Anila Basha në Gjykatën Administrative ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.  Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se Gjykata nuk e ka rrëzuar padinë e aktores, por nuk ka pranuar bllokimin e ministres 'Diella', e cila operon me imazhin dhe zërin e aktores deri në perfundim të gjyqit për këtë çështje. Në seancën e sotme u hodh poshtë vetëm kërkesa për pezullimin e ministres deri në përfundim të gjykimit. Për këtë vendim, Gjykata Administrative do të dalë me një arsyetim për 5 ditë. ZËRI raportoi...