Fusnin drogë në burg, 3 personave iu vihen prangat në Elbasan, mes tyre policit dhe një gruaje

Fusnin drogë në burg, 3 personave iu vihen prangat në Elbasan, mes tyre policit dhe një gruaje

Foto ilustruese ELBASAN- 3 persona janë vënë në prangat e Policisë në Elbasan, pasi kanë futur sende të paligjshme në ambientet e burgut. Në pranga kanë rënë një punonjës policie, një i paraburgosur, dhe një grua e cila ka qenë familjare e personit që gjendej pas hekurave. Punonjësit e policisë kanë zbuluar një skemë mashtrimi me qëllim futjen e lëndëve narkotike në burg. NJOFTIMI I SHKBB Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm kundër veprimtarisë kriminale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan, pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Hetimi, i kryer përmes metodave speciale të hetimit,...