Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 një letër emocionale senatorit të Shteteve të Bashkuara, Dick Durbin, një demokrat i zgjedhur në Ilinois, në të cilën e përshkruante veten si viktimë të një persekutimi të ngjashëm me atë që mijëra shqiptarë pësuan gjatë regjimit komunist. “Kjo më kujton taktikat e vjetra komuniste në Shqipëri, kur në mënyrë të paarsyeshme shënjestrohej ‘viktima’ dhe nxitej histeria për ta dehumanizuar, ndërkohë që shënjestra mbahej e izoluar në burg, pa akuza”, shkroi Veliaj, duke i kërkuar Durbin që të bëhej “një flamurtar” i përballjes së tij me sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Letra për senatorin amerikan është pjesë e një fushate të gjerë të lobimit të...