Furnizonin me drogë grupet kriminale, 3 të arrestuar në Tiranë! Sekuestrohet 1 kg kokainë dhe 121 mijë euro

Furnizonin me drogë grupet kriminale, 3 të arrestuar në Tiranë! Sekuestrohet 1 kg kokainë dhe 121 mijë euro

eurot e sekuestruara TIRANË-Tre persona janë arrestuar në Tiranë për furnizimin me kokainë të disa grupeve kriminale, në kuadër të operacionit “Cargo 2”. Në pranga janë vendosur Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.  Ata u ndaluan nga policia në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me rreth 1 kilogram e 37 gram kokainë.  Në shtëpinë e Alban Kopaçit u sekuestruan 121 mijë euro, 6 milionë lekë dhe 5 mijë paund. Gjithashtu janë sekuestruar automjeti, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, municion dhe celularë. Njoftimi i Policisë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas të cilët...