“Furnizonin” Italinë me drogë, SPAK dërgon për gjykim dy anëtarët e grupit kriminal (EMRAT)

“Furnizonin” Italinë me drogë, SPAK dërgon për gjykim dy anëtarët e grupit kriminal (EMRAT)

spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dge ka dërguar për gjykim Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për një grup kriminal i implikuar në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali. Ndoci dhe Kollçaku akuzohet për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sipas njoftimit të SPAK, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit, Ndoci dhe Kollçaku, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin organizuar një strukturë kriminale për trafikun e sasive të konsiderueshme të kokainës, të cilat mbërrinin në portin e Livornos, Itali.  Anëtarë të grupit janë shtetasit...