“Furgoni i policisë u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve i përgjigjet Erion Veliajt: Mjeti i policisë arriti në orar, kryebashkiaku refuzoi të dilte
Seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ishte parashikuar të mbahej sot u shty për më datë 19 janar. Mbrojtja e Veliajt pretendon se që prej orës 07:00, kryebashkiaku ishte në pritje të fugonit të policisë për shoqërimit në Tiranë, por mbërriti në orën 09:00, në të njëjtën kohë që mbahej dhe seanca. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Drejtoria e Pëgjithshme e Burgjeve, duke hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes së Velijat për orarin e transferimit të tij. IEVP Durrës thotë se ‘Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar’. Reagimi i...
Burimi:
top-channel.tv