Fundjavë me trafik të rënduar/ Kolona kilometrike automjetesh në aksin Tiranë–Elbasan

Fundjavë me trafik të rënduar/ Kolona kilometrike automjetesh në aksin Tiranë–Elbasan

Fluksi i automjeteve është rritur ndjeshëm në aksin kombëtar Tiranë–Elbasan–Librazhd–Pogradec–Korçë, një nga rrugët kryesore që lidh kryeqytetin me Juglindjen e vendit. Pas normalizimit të qarkullimit në segmentin e bllokuar, prej orës 15:00 të kësaj të premteje mijëra automjete janë nisur nga Tirana drejt zonave turistike si Pogradec dhe Korçë. Fluksi i shtuar në prag të fundjavës ka sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe radhë kilometrike në disa segmente. Situata paraqitet më e rënduar në zonën nga Tuneli i Krrabës drejt Dopajt dhe Hinkës së Shijonit, ku lëvizja e automjeteve është bërë e vështirë për shkak të volumit të madh të trafikut. Trafiku pritet të mbetet i lartë gjatë gjithë fundjavës, pasi shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt destinacioneve turistike të Juglindjes. Ndërkohë, në drejtimin e...