Fundi i imunitetit? Këshilli i Mandateve vendos sot “fatin” e Ballukut

Fundi i imunitetit? Këshilli i Mandateve vendos sot “fatin” e Ballukut

Belinda Balluku TIRANË- Këtë të hënë, në orën 10:00, në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme ndaj zv.kryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Mbledhja vjen pasi në 6 shkurt Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i marrë me ndarjen e votave 4-4, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e Ballukut nga detyra, duke konfirmuar se është e domosdoshme që ajo të mos ushtrojë detyrën,...