Fund abuzimeve me çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’

Fund abuzimeve me çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’

Rregulla të reja për stacionet e plazheve. Qeveria i jep të drejtën Këshillave Bashkiakë që të miratojnë çmimet maksimale për çdo zonë bregdetare. Po ashtu përcaktohet se bashkitë marrin në dorë administrimin e drejtpërdrejtë të zonave publike përmes një kategorie të re tarifimi. Qeveria ndryshon rregulloren e lojës për sezonin e ardhshëm turistik. Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë për rregulloren e re të stacioneve të plazhit, përcakton se bashkitë do të vendosin çmimet ‘ “Këshilli bashkiak, përpara fillimit të çdo sezoni turistik, mund të miratojë me vendim çmimet maksimale për secilën zonë bregdetare në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, të cilat shërbejnë si kufi maksimal për negociimin dhe zbatimin e çmimeve nga subjektet private. Çmimet maksimale përcaktohen në mënyrë të...