“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar

Kardiologu Edvin prifti u mor si i pandehur, pasi dyshohet se u pagua për 7 ndërhyrje kardiake. Mjeku i njohur Prifti, akuzohet nga SPAK  për, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. Menjëherë pas kësaj, mjeku ka postuar një status në Facebook ku shkruan: “Çdonjeri duhet të bëjë mirë dhe duhet të bëjë atë që di. Sot unë jam zyrtarisht i pandehur pas një kalvari mbi 5 vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh, si dhe manipulimesh. Sot seanca paraprake e GJKKO, pas dy vjetësh, mori vendimin që të më çojë në gjykim. Nuk është se kisha iluzione mbi vendimin. M’u sugjerua gjykim i shkurtuar dhe ky u refuzua në mënyrë kategorike prej meje, duke...