“Fshihu këtu, mos dil”, vrasja me çekiç e 57-vjeçarit, zbardhet dinamika e krimit, gruaja e viktimës rrëfen detajet tronditëse: Vdiq për të mbrojtur 3 të moshuar

“Fshihu këtu, mos dil”, vrasja me çekiç e 57-vjeçarit, zbardhet dinamika e krimit, gruaja e viktimës rrëfen detajet tronditëse: Vdiq për të mbrojtur 3 të moshuar

Reagon bashkëshortja e Petrit Ndout, 57-vjeçarit që u vra nga çekiç nga Andi Vokri. Në një mesazh të shkruar gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Gjystina Ndou tregon se si u vra i shoqi. “Petrit Ndou humbi jetën e tij duke shpëtuar 3 persona të moshuar që ndodheshin në rrezik”, thotë ajo. Sipas dëshmisë së gruas së viktimës, Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou kanë qenë duke u kthyer nga një festë familjare në Bushnes gjatë natës rreth orës 00:00. Duke u kthyer tek rruga e vendngjarjes, Petrit Ndou bashkë me Gjystinën Ndou ndalojnë automjetin pasi shohin 2 automjete të bllokuara nga një automjet (i autorit të dyshuar), duke u ulëritur dhe duke i goditur automjetet, për arsyen se s’mundeshin t’i hapnin rrugën për të ecur...