“Fshihu këtu, mos dil”, vrasja me çekiç e 57-vjeçarit, gruaja e viktimës rrëfen detajet tronditëse: Vdiq për të mbrojtur 3 të moshuar

“Fshihu këtu, mos dil”, vrasja me çekiç e 57-vjeçarit, gruaja e viktimës rrëfen detajet tronditëse: Vdiq për të mbrojtur 3 të moshuar

Viktima Petrit Ndou MAMURRAS- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me çekiç e Petrit Ndout pak pas mesnatës së 20 janarit, në fshatin Bushnesh. Gruaja e 57-vjeçarit të ndjerë ka rrëfyer për gazetaren Anila Hoxha se si u vra bashkëshorti i saj.  Bashkëshortja e tij, Gjystina Ndou, tregon se i shoqi ndërhyri për të mbrojtur tre persona të moshuar që po dhunoheshin. Sipas dëshmisë së saj, çifti po kthehej nga një festë familjare në Bushnes rreth mesnatës, kur konstatuan dy automjete të bllokuara në rrugë nga një mjet tjetër, drejtuesi i të cilit po krijonte konflikt dhe po godiste automjetet e tjera. Petrit Ndou zbriti nga makina për të ndihmuar dhe për të orientuar të moshuarit që të largoheshin nga zona e rrezikut. Në këtë...