Fshehu plagosjen e të dashurës së nipit, kush është personi i arrestuar sot në Sauk
Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta) janë dy personat e arrestuar për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në lidhje me plagosjen e 18-vjeçares në zonën e Saukut. Ndërkohë, është shpallur në kërkim Erisjan Gjuta, 22 vjeç, i cili rezulton të jetë i dashuri i të resë. Sipas raportimeve, ai është nip i Vladimir Gjutës. Vladimir Gjuta nuk është një emër i panjohur për policinë. Më 20 shkurt 2020, ai u arrestua pasi u kap me armë pranë selisë së Partia Socialiste e Shqipërisë, ku në atë kohë ndodhej edhe kryeministri Edi Rama. Pas arrestimit, Gjuta u akuzua për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Gjithashtu, vite më parë ai është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e...
Burimi:
gijotina.com