Fshati i gështenjave, burimi kryesor i të ardhurave/ Banorët: Mbajmë familjet me to
Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, gështenja mbetet burimi kryesor i të ardhurave për dhjetëra familje. Edhe pse sezoni i mbledhjes përfundon në vjeshtë, ndikimi i këtij aktiviteti shtrihet gjatë gjithë dimrit. Banorët tregojnë se të ardhurat nga gështenja janë vendimtare për përballimin e shpenzimeve të përditshme, në një zonë ku mundësitë e tjera të punësimit janë të kufizuara. Çmimi i produktit në treg dhe sasia e mbledhur gjatë sezonit përcaktojnë nivelin e jetesës për gjithë vitin. Sipas tyre shqetësim mbetet ulja e prodhimit ndaj ata shpresojnë që kjo pasuri natyrore të ruhet dhe të vazhdojë të jetë burim jetese për komunitetin. Ndërsa dimri shkon drejt fundit dhe banorët presin sezonin e ri të mbledhjes, gështenja mbetet mbështetja kryesore ekonomike për familjet e Gështenjasit. Të ardhurat...
Burimi:
ntv.al