FSDKSH zgjidh kontratën me 360 farmaci, i akuzon se jepnin fatura fiktive për barnat e rimbursueshme

FSDKSH zgjidh kontratën me 360 farmaci, i akuzon se jepnin fatura fiktive për barnat e rimbursueshme

Foto ilustruese TIRANË- Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ka kërkuar zgjidhjen e kontratës me rreth 360 farmaci, që japing barna me rimbursin, me pretendimin se japin fatura fiktive për 10 barna. Disa prej këtyre farmacive, sipas fondit duhet të ndiqen penalisht. Në një procesverbal dërguar në disa prej farmacive theksohet zgjidhja e kontratës pa afat. Pas këtij vendimi ka reaguar Urdhri i Farmacistëve i cili e konsideron këtë veprim si një dënim masiv kolektiv pa prova dhe që duhet tërhequr menjëherë nga drejtuesit e fondit pasi jo vetëm përfshin pothuajse të gjitha farmacitë që kanë kontakte me këtë institucion por nga ana tjetër shkakton kolaps të sistemit farmaceutik me pasoja mbi pacientët që përfitojnë barna me rimbursim. Në deklaratën zyrtare të Urdhrit...