Fruthi në pediatri/ Ministria e Shëndetësisë e mohon, por OBSH heq Shqipërinë nga lista e vendeve pa këtë sëmundje

Fruthi në pediatri/ Ministria e Shëndetësisë e mohon, por OBSH heq Shqipërinë nga lista e vendeve pa këtë sëmundje

Foto ilustruese TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë e mohojnë shpërthimin e fruthit në një kopsht jopublik në Tiranë, të publikuar para dy ditësh. Por ndërkohë, ky lajm është ndërtuar dhe konfirmuar sipas burimeve të sigurta, të cilat pohojnë se në javën e dytë të janarit të vitit 2026, në një kopsht jopublik në Tiranë ka pasur 5–6 fëmijë të infektuar me fruth. Për më tepër, këtë e përforcon edhe ky komunikim ndërmjet edukatoreve dhe prindërve të një kopshti, të cilëve u kërkohet që fëmijët e pavaksinuar të mos dërgohen në kopsht: “Të nderuar prindër, kemi marrë informacion se në disa kopshte dhe çerdhe janë evidentuar raste të fruthit. Për arsye parandaluese dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, ju lutemi që...