Frikë nga mbetjet, banorët e Porto Romanos në alarm: 2800 ton mbetje të rrezikshme ende pa zgjidhje
Pas mbërritjes së rezultatit të analizave të kryera në një laborator të specializuar në Itali, se mostrat e marra nga 2800 tonët e mbetjeve industriale të kompanisë Kurum të depozituara këtu në Porto Romano të Durrësit janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, banorët e zonave përreth shprehen të shqetësuar për bashkëjetesën e rrezikshme me mbetjet, prej 15 muajsh. Sipas analizave, mbetjet industriale kanë toksicitet të theksuar dhe pasoja afatgjata, veçanërisht për ekosistemet ujore. Megjithëse hetimet kanë identifikuar përgjegjësi penale, mbetet ende e paqartë se kush do të marrë përsipër asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme dhe ku do të asgjesohen. Prej rreth 15 muajsh, 2800 ton mbetje të rrezikshme vijojnë të qëndrojnë të depozituara në Porto Romano, ndërsa publikimi i analizave që i...
Burimi:
top-channel.tv