France 24 jehonë artikullit të ZËRI: Aktorja që qëndron pas ministres kërkon pezullimin e ‘Diellës’

France 24 jehonë artikullit të ZËRI: Aktorja që qëndron pas ministres kërkon pezullimin e ‘Diellës’

Anila Bisha dhe Diella TIRANË-Artikulli i një dite më parë publikuar nga ZËRI, ku u raportua se aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel dhe AKSHI-n, dhe kërkon pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave franceze. 'France 24' shkruan se aktorja e njohur shqiptare Anila Bisha, fytyra dhe zëri i së cilës u përdorën për të krijuar avatarin e Diellës, deklaron se nuk e kishte miratuar identitetin e saj për përdorim në atë mënyrë. Në artikull ashtu si dhe redaksia ZËRI raportoi, thuhet se, kontrata me aktoren Anila Bisha kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025, dhe përfshinte vetëm lejen për përdorimin e imazhit për asistenten virtuale Diella, në e-albania, e jo për ministren...