“Franc Çopja mendonte se ishte i paprekshëm”-Gazeta belge: Si atentati në Belgjikë rrëzoi klanin e drogës
Franc Çopja BELGJIKË-Gazeta belge Het Laatste Nieuws (HLN) i ka kushtuar një artikull të detajuar çështjes së Franc Çopja, i dënuar me 25 vite burg nga drejtësia belge për porositjen e vrasjes së Ardit Spahiu. Në artikull thuhet se Çopja dhe grupi i tij e konsideronin veten të paprekshëm, derisa vrasja e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek solli përshkallëzimin e konfliktit mes klaneve shqiptare edhe në Bruksel. Ardit Spahiu ishte zhvendosur në Belgjikë në vitin 2019, pasi druhej për jetën në Shqipëri për shkak të konfliktit mes klanit Çopja dhe familjes Alibej, të dyja të përfshira në trafik ndërkombëtar kokaine. Lufta arriti kulmin më 27 nëntor 2020 në Belgjikë. Spahiu u qëllua nga një person që zbriti nga një makinë, mori nëntë plumba, ku si pasojë...
Burimi:
zeri.ai