“Franc Çopja festoi ekzekutimin”/ Televizioni belg zbardh skemën e vrasjes së Ardit Spahiut: U tradhtua nga..

“Franc Çopja festoi ekzekutimin”/ Televizioni belg zbardh skemën e vrasjes së Ardit Spahiut: U tradhtua nga..

Më 27 nëntor 2020, pak para orës 18:00, Ardit Spahiu gjendet pa shenja jete, i shtrirë me fytyrë nga toka, në një hapësirë të gjelbër në qoshen e një lagjeje rezidenciale në Molenbeek-Saint-Jean. Disa nga plagët nga armët e zjarrit i kanë shpuar pjesën e pasme të trupit, duke dëshmuar për një përpjekje të kotë për t’u larguar. Në vendngjarje gjenden 18 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Të paktën gjysma e plumbave kanë goditur viktimën, e cila sipas hetimeve është marrë në shënjestër nga dy qitës, të pajisur me armë automatike. Skena e krimit ndodhet pranë disa pikave nevralgjike të trafikut të drogës në Bruksel, tashmë të cilësuara si “hotspots” nga autoritetet lokale, ku prej vitesh banda rivale përplasen dhunshëm për kontrollin e pikave fitimprurëse...