Fotot/ Eva Dumani jashtë ferrit Al Hol, pak minuta pasi mbërriti nga Siria në Turqi

Fotot/ Eva Dumani jashtë ferrit Al Hol, pak minuta pasi mbërriti nga Siria në Turqi

Pas 12 vitesh në Siri prej të cilave 6 në kampin e ferrit Al Hol Eva Dumani u rikthye të shtunën pranë nënës Mides dhe të vëllait Endrit në Shqipëri. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar disa foto të shkrepura vetëm pak minuta pasi Eva kaloi kufirin e Sirisë për të hyrë në Turqi. E veshur me veshjen karakteristike të grave siriane, atlete të bardha e doreza të zeza ajo është fiksuar në momentin e shumë pritur të takimit me dajën Xhetan Ndregjoni. Përqafime plot emocion, lot gëzimi dhe puthje duarsh nga Xhetani për mbesën për të cilën nuk u ndal kurrë, deri sa e nxori nga ferri kampeve të Sirisë. Një ditë më parë ai tregoi për Top Channel gëzimin e daljes së...