FOTOLAJM/ Momenti kur Altin Ndoci largohet me vrap nga spitali
pamjet nga arratisja DURRËS-Janë publikuar pamjet nga arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Infektiv i Durrësit, ku ishte dërguar për të kryer disa ekzaminime. Pasi ka goditur me grusht një prej efektivëve në dhomë, ai më pas është përplasur me efektivët e tjerë dhe nga kati i tretë ka arritur që të largohet me vrap duke shkuar drejt parkimit ku e priste një makinë 'Audi' e bardhë. Një prej efektivëve ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër gjatë tentativës për ta ndaluar, por pa rezultat.
Burimi:
zeri.ai