FOTO/ U plagos në mjetin e policisë gjatë shërbimit, ky është efektivi 20-vjeçar Arsen Toska! Prej 3 ditësh ndodhet…
Arsen Toska, efektivi 20-vjeçar i Policisë së Shtetit që u plagos gjatë shoqërimit të një të arrestuari drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë, ndodhet ende në Spitali i Traumës me dëmtime serioze dhe paralizë të përkohshme të gjymtyrëve të poshtme. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Kutallisë, në Dimal. Sipas hetimeve paraprake, 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili po shoqërohej nga Fieri drejt Komisariatit të Kuçovës, i ka marrë armën e shërbimit efektivit dhe e ka qëlluar brenda automjetit të policisë. Pas plagosjes, autori tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por u neutralizua dhe u arrestua nga dy policët e tjerë që ndodheshin në mjet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, Skënderi ka deklaruar se...
Burimi:
sot.com.al