FOTO/ Rama në Bruksel, darkë informale me Presidentin e Këshillit Europian

FOTO/ Rama në Bruksel, darkë informale me Presidentin e Këshillit Europian

Këtë të hënë Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku këtë mbrëmje zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta. Prej ditësh, vizita e Ramës është komentuar si një takim i thirrur nga Kosta për t’i tërhequr vëmendjen lidhur me detyrimin për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë. Rama është me një delegacion të vogël, ku shoqërohet në këtë udhëtim vetëm nga ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni dhe se takimi me Antonio Kostën është një darkë informale.