FOTO/ Pritja nga Presidenti Begaj për trupin diplomatik: Viti 2026, moment kyç për afrimin me BE-në

FOTO/ Pritja nga Presidenti Begaj për trupin diplomatik: Viti 2026, moment kyç për afrimin me BE-në

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme pritjen me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri. Gjatë fjalës përshëndetëse, Begaj i ftoi ambasadorët ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre. Begaj i cilësoi marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe përkatësinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut si themelet e sigurisë dhe orientimit tonë ndërkombëtar. Kreu i Shtetit bëri të ditur qëndrimin aktiv të Shqipërisë përballë zhvillimeve komplekse botërore, orientimin e palëkundur euroatlantik dhe angazhimin për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Begaj rikonfirmoi politikat e fqinjësisë së mirë, forcimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, faktorit shqiptar në rajon dhe forcimin e lidhjeve me diasporën. Duke iu referuar tranzicionit global, Begaj theksoi se...