Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Ky është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të hëne plagosi në rrugët e Durrësit vajzën e tij dhe kolegun e saj. Pas disa orësh kërkim, ai u arrestua nga policia e Durrësit. Prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë. Ndarja kishte ndodhur pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv