FOTO/ Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

FOTO/ Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Bandat shqiptare po përdorin TikTok-un, Facebook-un dhe Instagram-in për të shitur cigare me çmime të ulura për “dërgesë ekspres” në shtëpitë britanike. Një hetim i “Daily Mail” zbuloi shumë faqe në TikTok dhe Facebook në gjuhën shqipe që ofronin cigare nga marka për klientët në Mbretërinë e Bashkuar. Cigaret përshkruhen si të ardhura nga Shqipëria ose Greqia  dhe shiten për 6 deri në 7 paund kutia, krahasuar me mesataren e Mbretërisë së Bashkuar prej 16 paundësh, duke sugjeruar se ato janë kontrabanduar për të shmangur taksën e duhanit dhe mund të jenë gjithashtu të falsifikuara. Një llogari në TikTok dhe Facebook ka vepruar nën një emër që përkthehet përafërsisht si “paketa cigaresh shqiptare” dhe ofron cigare nga Greqia dhe Shqipëria për dërgesë në shtëpi. Një...