Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
FOTO/ Ngjarja e rëndë në Pogradec, kush është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, kishte njohje familjare me të miturën
Ky që shihni në foto është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec. Rushan Selko është identifikuar dhe arrestuar nga policia rreth ngjarjes së rëndë. Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit. Aktualisht po kryhen veprimet...