FOTO-LAJM/ Tentoi të grabisë bankën në Tiranë, kallashnikovi i sekuestruar i autorit

FOTO-LAJM/ Tentoi të grabisë bankën në Tiranë, kallashnikovi i sekuestruar i autorit

Një person i armatosur ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë në zonën e Delijorgjit në Tiranë. Autori, Bardhyl Fusha, është futur në bankë me një çantë ku do të fuste paratë dhe me kallash, madje edhe i pamaskuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në një zonë tepër të frekuentuar. Mësohet se autori Fusha ka qëlluar një herë në dysheme me kallashnikov, por është arritur të neutralizohet nga efektivët e policisë. Ai nuk ka arritur të marrë para nga banka, ndërsa prangat i janë vënë në derën e jashtme të bankës. Sapo policët kanë mbërritur, ai mësohet t’i ketë dorëzuar çantën me kallashin brenda, siç shihet edhe në këtë foto që ka siguruar Report Tv. “Rreth orës 11:15, në Rrugën e...